FIFA ka hapur një hetim për festimet e golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit gjatë fitores së Zvicrës në Kupës e Botës ndaj Serbisë.

Zvicra fitoi ndeshjen ndaj Serbisë me rezultat 2-1, ku golat për helvetët erdhën nga dyshja shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri.

Të dy lojtarët janë me prejardhje shqiptare, apo më saktë nga Kosova, ku një goditje serbe ndaj popullatës shqiptare përfundoi vetëm me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në 1999, raporton BBC.

Këta dy futbollistë shënuan pikërisht ndaj ‘armiqve’ të tyre dhe festuan duke bërë shqiponjën, simbolin e vendosur në flamurin shqiptar.

Të dy lojtarët pas festave të tyre u fishkëllyen dhe u shanë në kor nga tifozët e Serbisë.

Në një deklaratë, FIFA ka thënë se komiteti i tyre disiplinor ka hapur tashmë procedime kundër Xhakës dhe Shaqirit.

“Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur procedurat disiplinore kundër Federatës Serbe për turbullim të turmave dhe shfaqjen e mesazheve politike dhe fyese nga tifozët serbë”.

“Për më tepër, është hapur një hetim paraprak kundër trajnerit të ekipit kombëtar serb, Mladen Krstajic, për deklaratat e dyshuara të bëra pas ndeshjes së përmendur”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: