FIFA do të organizojë të hënën në Londër, ceremoninë për ndarjen e çmimeve “The Best”, ose për lojtarët, tifozët, golin dhe çastet më të mira të vitit të kaluar në botën e futbollit.

-Në kategorinë për lojtarin më të mirë mashkull, në garë janë Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Nejmar.

-Ndërsa për lojtaren më të mirë femër, kandidojnë Karli Lloid nga Amerika, Deina Kastejanos nga Venezuela dhe Lieke Martens e Holandës.

-Trajneri më i mirë mashkull do të zgjidhet mes Antonio Kontes, Masimiliano Alegrit dhe Zinedin Zidan.

-Përsa i përket trajnerëve në futbollin e femrave, në garë janë Gerard Preçur, Nils Nielsen dhe Sarina Uigman.

-Çmimi portieri i vitit do të ndahet mes Bufonit, Navasit dhe Nojerit. Gjithashtu do të plotësohet edhe 11-shja më e mirë, me nga një lojtar për secilin pozicion.

-Për çmimin Puskas, apo goli më i bukur i vitit, risia e këtij viti qëndron se në garë janë një femër, Deina Kastejanos, një portier, Oskarine Masuluke, dhe sulmuesi i Arsenalit, Oliver Zhirud.

-FIFA do të akordojë edhe çmimin për tifozerinë më të mirë, ku tre grupet pjesëmarrëse janë ata të Dortmundit, Selltikut dhe Kopenhagenit. Mbrëmja e nesërme nuk duhet humbur. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb