FIFA pranon kërkesën e Kosovës për të marrë pjesë në Kongresin e 13 majit në Meksiko City. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga Federata e Futbollit.

Federata Kosovare e Kosovës kishte bërë kërkesë për të marrë pjesë në kongresin e FIFA-s që më 15 mars të 2016, ndërkohë që pranimi zyrtar që Kosova të marrë pjesë është bërë ditën e sotme.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë dhe një kërkesë në FIFA për t’u anëtarësuar më të drejta të plota. Për shqyrtimin e kërkesës, FIFA ka ngritur një komision të posaçëm. Ndërkaq zyrtarë të FIFA do të bëjnë një inspektim më 13-14 prill në Kosovë.

Më herët FIFA është shprehur se Kosova do të pranohet në FIFA pas anëtarësimit në UEFA.

(kl.bo/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb