TIRANE-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka thënë se nëse lista e kandidatëve për deputetë do të ishte bërë nga ai do zgjidhte emra të tjerë. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’, deputeti demokrat tha se Basha nuk është konsultuar për listën e kandidatëve për deputetë.

“Unë e kam thënë se nëse listën do ta bëja unë do vija njerëz të tjerë dhe do vija njerëz që kisha besim. Basha ka pranuar edhe vetë që ka bërë gabim që nuk është konsultuar për listën e kandidatëve”- tha Paloka.

Ndërkohë sa i përket pyetjes nëse ka figura që nuk kanë lidhje me PD, Paloka tha se ata janë të gjithë të vlefshëm përderisa përfaqësojnë PD.

“Është herët për të folur për individë të veçantë. Do thoja se edhe tani jam i kënaqur me performancën e shumicës së deputeteve. Duke qenë se janë të rinj performanca e tyre mund të kishte dhe defekte, por unë personalisht jam i kënaqur dhe me kalimin e kohës jam i bindur se do vijë edhe përvoja. Të gjithë ata që janë lënë jashtë kanë qenë në listë dhe ne humbëm në vitin 2013. Pra të thuash se ne humbëm se nuk ishin këta në listë, po në vitin 2013 pse humbëm kur ishin të larguarit në listë?”- tha Paloka.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: