SHBA- Një person ende i paidentifikuar ka tentuar ta vrasë një oficer policie në Filadelfia të SHBA-ve, duke shtënë me armë ndaj tij në emër të Islamit.

Siç raportojnë medist amerikane, polici Jesse Hartnett është qëlluar me tre plumba në dorën e tij, ndërsa ai ia ka dalë t’ia kthejë zjarrin dhe e ka qëlluar sulmuesin, i cili më pas u arrestua.

Në një deklaratë, Policia ka sqaruar se i dyshuari 30-vjeçar ka shtënë të paktën 13 herë në dritaren e makinës së policit, i cili sipas raportimeve të para thuhet se këtë veprim e ka bërë në emër të Islamit.

Polici i plagosur është dërguar në emergjencë, është operuar dhe tani gjendja e tij është stabile.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: