NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

600 gr fileto pule
700 gr patate
400-500 gr brokoli
304 thelpinj hudhër
150 gr krem kosi
4 kokrra vezë
50 gr djath parmxhano
3 lgj vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi
Trumzë, rozmarinë
Pergatitja
Fillimisht lajmë mirë patatet dhe i vendosim të ziejnë jo plotësisht (për rreth 20 minuta) në një tenxhere me ujë dhe kripë. Brokolin gjithashtu e vendosim në ujë të vluar me kripë për 3 minuta dhe më pas e vendosim në ujë me akull që të mos zbutet më shumë.

Presim filetot e pulës në copa me gjatësi 3 cm. Vendosim një tigan në zjarr me vaj ulliri Olitalia, një thelpi hudhër dhe 1 degë rozmarinë për të aromatizuar vajin. Vendosim copat e pulës, largojmë thelpinjtë e hudhrës dhe kaurdisim filetot e pulës derisa të zverdhen lehtë nga të dy anët. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.

Qërojmë patatet dhe i presim në feta rrumbullake me trashësi 0.5 mm. Lyejmë një tavë me vaj ulliri dhe vendosim fetat e patateve (të vendosura si tjegullat) në një rrjesht si kolonë, më pas vendosim një rrjesht kolonë me brokoli dhe një kolonë me mish pule. Vazhdojmë më pas përsëri me 3 kolona të tjera patate – brokoli- mish pule.

Një një tas rrahim vezët dhe shtojmë pak nga pak kremin e kosit si dhe hudhrat të shtypura, kripë, piper të zi dhe trumzë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet një salcë e lidhur.

Pudrosim perimet me pak djath parmixhano dhe më pas i mbulojmë me salcën e përgatitur. E pudrosim përsëri tavën me djath parmixhano dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb