Nga: ZONJA VJOLLCA
300 gr fileto pule
1 lgj miell për pudrosjen e mishit
Lëngu i 1 portokalli
1 lç gjalpë
2 lgj fara lule dielli
3 lgj vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi
2 feta portokall për dekor

Fillimisht lajmë dhe thajmë fileton e pulës, më pas e presim në feta të holla. Marinojmë mishin e pulës me kripë, piper të zi dhe pak vaj ulliri. Vendosim në tigan 2 lugë vaj ulliri Olitalia, ndërkohë që vaji ngrohet pudrosim filetot e pulës me miell dhe i vendosim të skuqen pa i theksuar ngjyrën, por derisa mishi të zbardhet.

E shuajmë më pas mishin me lëng portokalli dhe e lemë derisa mishi të karamelizohet lehtë. Shtojmë më pas 200 ml (1 gotë) ujë dhe e lemë mishin të ziejë për 5-7 minuta derisa lëngu të trashet pak. Shtojmë 1 lç gjalpë, kripë, piper të zi dhe 2 lugë fara lule dielli dhe e lemë gatimi në zierje derisa lëngu të trashet.
I servirim filetot e pulës dekoruar me feta portokalli.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb