TIRANË-Filialet e bankave greke të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Europës Juglindore janë këshilluar të minimizojnë riskun e infektimit nga kriza financiare greke.

Gazeta prestigjioze “Kathimerini” shkruan se Bankat Qëndrore të vendeve si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Serbia, Fyrom dhe Turqia në bashkëpunim edhe me Bankën Qëndrore Europiane kanë aktivizuar mekanizmin e “karantinës” për filalet e bankave greke duke u kërkuar të mos ekspozohen ndaj rrezikut grek, duke mos u përfshirë në transaksione, bono thesari, depozita të thesarit në bankat greke, kredi etj.

Bankat qendrore të vendeve fqinje janë shumë të shqetësuara për ndikimin psikologjik që mund të ketë një “falimentim” i ekonomisë greke”në degët e bankave të saj në Europën Juglindore, raporton Respublica. Bankat greke të nivelit të dytë kanë një prani të madhe në vendet e Ballkanit me rreth 2 500 filiale dhe më shumë se 40 mijë të punësuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: