ITALI – Edhe pse është tërhequr prej kohësh nga futbolli i luajtur dhe tashmë është trajneri i Venezias në Serinë B Filipo Inzhaghi ka shënuar edhe jashtë fushës.
Ish sulmuesii kombëtares italiane dhe Juventusit e Milanit ka një të dashur të re. ajo është bukuroshja Angela Robusti, ish modele dhe ish-pjesëmarrëse në emisionin e famshëm italian “Uomini e Donne” shkruan Il mattino.it
Sipas mediave rozë në Itali Superpipo dhe 27-vjeçaria bjonde janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në stadiumin Bentegodi të Veronas, ku kanë shkëmbyer edhe disa përkëdhelje e puthje.
(er.cu/BalkanWeb)