TIRANE- Shkrimtari Agron Tufa, njëkohësisht drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, pavarësisht reagimeve të forta dhe kritikave të shumta duket i vendosur t’i shkojë deri në fund nismës së tij për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit.

I ftuar në emisionin “Njerez në Fokus” me gazetaren Ola Bruko, Tufa u shpreh i bindur për ta çuar këtë nismë në Parlament, pavarësisht se pranon që për këtë, e kanë kërcënuar bashkë me familjen. Në emision ai zbuloi edhe tekstin e një mesazhi të ri që i kanë dërguar në celularin e tij.
agron tufa 1
“O bastardo ti akoma me lluftën e klasave merresh? Nëse e vuajtëm ne të moshuarit pse ta vuajnë dhe fëmijët tanë? Filmat janë pasqyrë e vuajtjeve të baballarëve tanë që luftuan gjatë luftës së dytë për çlirimin e Atdheut”. Ishte ky teksti i mesazhit tjetër kërcënues, që siç tha vetë Tufa, nuk e frikëson aspak.

Teksa u pyet nga moderatorja nëse filmat e regjimit komunist duhet të ndaloheshin apo selektoheshin, Tufa theksoi se nuk ka qenë asnjëherë për censurim. Ai pohoi se duhet të ketë një filtër dhe shpjegim për gjithsecilin nga këto filma, shkruan BalkanWeb.

“Ideja ime është që filmave t’u përqasemi në një kuadër ligjor. Këto filma, duke pasur parasysh dokumentarët, dëgjojmë te flitet për Enver Hoxhën, që krahasohet me Hitlerin. Dëgjojmë për terma si të ishim në pikun e komunizmit. Një pjesë e filmave artistik, ata që përbëjnë propagandë të pastër, fyese, gjenocidiale. Jam kundër censurës. Të ketë një shpjegim dhe orar për ta, e më pas ia lë vullnetit të njeriut”, tha Tufa. Po ashtu Agron Tufa bëri të ditur se gjatë kësaj jave nisma për këta filma do t’i dorëzohet parlamentit, ku kërkohet respektimi i Kushtetutës, përcjell ‘BalkanWeb’.

“Nisma do jetë gjatë kësaj jave, duke u sensibilizuar më këtë klasë. Do kërkohet qe të respektohet Kushtetuta. Thjesht filmat mos të përmbajnë racizëm, ofendime.”, pohoi ai.

Studiuesi Josif Papagjoni ishte kundër kësaj nisme, pasi sipas tij nuk ka nevojë për censurim. Sipas tij publiku di të bëjë selektimet vetë.

“Jam pjesërisht dakord me Agronin, por jam më pranë kinemasë. Nuk jam dakord pasi kinemaja është art, është film artistik. Këto lloj artesh që janë sintetike, kanë një shumësi shenjash. Çka i japim publikut? Një shumësi shenjash. Në këtë sens nuk kemi pra pse ti vendosim një barrierë apo sitë. Nuk jam me këtë ide. Secili ka të drejtën e zgjedhjes. S’ke pse më fyen inteligjencës, pasi ne sot testojmë. Më shumë pëlqehet ky film sesa refuzohet. Refuzohet pjesa propagandistike, por ata filma janë shumë pak. Tani vijmë tek recipienti i sotëm. Çdo vepër arti operon me kohën që është bërë apo dhe në kohën sot”, tha Papagjoni.

Studiuesi Josif Papagjoni ishte kundër kësaj nisme, pasi sipas tij nuk ka nevojë për censurim. Sipas tij publiku di të bëjë selektimet vetë.

“Jam pjesërisht dakord me Agronin, por jam më pranë kinemasë. Nuk jam dakord, pasi kinemaja është art, është film artistik. Këto lloj artesh që janë sintetike, kanë një shumësi shenjash. Çka i japim publikut? Një shumësi shenjash. Në këtë sens nuk kemi pra pse ti vendosim një barrierë apo sitë? Nuk jam me këtë ide. Secili ka të drejtën e zgjedhjes. S’ke pse më fyen inteligjencës, pasi ne sot testojmë. Më shumë pëlqehet ky film sesa refuzohet. Refuzohet pjesa propagandistike, por ata filma janë shumë pak. Tani vijmë tek recipienti i sotëm. Çdo vepër arti operon me kohën që është bërë apo dhe në kohën sot.”, tha Papagjoni.

Ndërkohë, Agron Tufa shpjegoi edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk ka thënë asnjëherë që këto filma të ndalen. “Filmi ‘Lulëkuqe mbi mur’ ka subjekt shtëpinë e fëmijës pas lufte. Unë u ndala saktësisht tek fraza e rolit negativ të ekonomistit, që e ka pasur këtë funksion babai i Nexhmie Hoxhës. Çdo film për vetë faktin që ka kaluar nëpër një byro agjitacioni. Në daljet e mia në media nuk kam thënë që mos të shfaqen këto filma”, pohoi ai.

Sakaq, Bilal Kola theksoi se është kundër atyre filmave që e bëjnë priftin dhe hoxhën djall.

“Kam konsideratë për artin dhe artistët. Kam konsideratë dhe për artistët e mirë shqiptarë. Nuk ka asnjë lloj mbivendosje, qasja dhe pikëpamja etike për të kërkuar diçka. Unë jam për ndalimin e disa filmave. Nuk po diskutoj emra nominalë. Tipologjia e filmave që e bëjnë priftin dhe hoxhën djall. Kjo kushtetutë e kemi me artistët, pa artistët, dhe ne të gjithë bashkë. Duhet ta ndajmë në bllok situatën. Kush është tipologji? ‘Radio loja’ bie ndesh me atë që ke sot si Kushtetutë. Ti denigron të gjithë ata në bllok. Kemi të bëjnë me realizëm socialist apo me triller? Kemi të bëjmë me deformim faktesh dhe rrethanash. Nëse do ishim në realizëm mua do më thoshte se kush ka folur për 27 mijë të burgosur politikë, apo për 7 mijë gra të burgosura. Kemi realizëm apo sajesë? Gjithë këto filma të shfaqen por në një kontekst ku thuhet”, bëri të ditur Kola.

vijon
(m.a/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb