Aktorja e re dhe e talentuar Enxhi Cuku, ka qenë e ftuara e radhës në programin “Lart e Poshtë” të gazetarit Eraldo Rexho. Të gjithë e njohin si aktoren e filmit “Femrat”, por së fundimi në kinematë e Tiranës është duke u shfaqur projekti i parë kinematografik horror shqiptar, “Bloodlands” ku Cuku është protagoniste.

Përveç roleve në kinematografi aktorja simpatike është përfolur edhe për fotot e saj topless që janë shfaqur në Vogue Italia, disa kohë më parë. E pyetur nga Rexho nëse do ta pranonte një rol më skena nudo Enxhi është përgjigjur shkurt dhe saktë, “nuk do ta anuloja kurrë një rol të tillë për shkak të disa skenave erotike. Më duket pa kuptim që ti të heqësh dorë nga një projekt kinematografik apo nga një regjisor i mirë, vetëm se ka skena të tilla. Mua më mbështet edhe familja edhe partneri im” – ka thënë ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=QbJWXx3h4vg
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: