Sony po bën një film të animuar rreth emoji, dhe disa aplikacione për telefonat inteligjent do të integrohen në këtë fabul.

Gjatë prezantimit CinemaCon të Sony-t të martën, presidentja e Sony Picture Animation, Kristine Belson, tha se aplikacionet e jetës reale do të përfshihen në film, sipas TheWrap. Për shembull, personazhet do të “lundrojnë anije në një rrjedhë reale lumi për të prezantuar rrjedhën muzikore.”, shkruan krokodili. Sipas TheWrap, një studio e brendshme tha se Spotify është shërbimi i rrjedhës-muzikore të përfshirë në film, edhe pse nuk ka përfaqësuese të Sony ose Spotify që t’i jenë përgjigjur kërkesës për koment të TheWrap.

Aplikacione të tjera nuk janë konfirmuar, por koncepti artistik i filmit përfshin Facebook. Belson e përshkroi fabulën gjatë CinemaCon: “Brenda telefonit tuaj, ka një botë sekrete- dhe ne hymë përmes aplikacioneve me tekst ku zbuluam Luginën e Emoji, ku emoji-t e zellshëm jetojnë dhe punojnë.”. Filmi është programuar të lëshohet në vitin 2017.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: