Fatmir Haklaj, i akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit do të qëllohej për vdekje mbrëmjen e 4 nëntorit 1999. Deri atëherë ai i kishte shpëtuar 7 pritave dhe atentateve, por plumbi pas shpine që mori në pritën e ngritur në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi (Mulosmani), do ishte fatal për të.

Njeriu më i fuqishëm i Tropojës, Fatmir Haklaj, më në fund kishte vdekur, duke i bërë rivalët e tij të merrnin frymë thellë. Qysh nga ai moment, Fatmir Haklaj u kthye gati në një legjendë. Historia e përgjakshme e “Dosjes Tropoja” nuk mori fund në 4 nëntor 1999, ajo vazhdoi sërish me një numër viktimash gjithnjë e në rritje, aq sa në total numërohet mbi 200 djem Tropoje të vrarë në atentate, si pasojë e frymës përçarëse e gjakësore të inskenuar edhe nga politika.

“BalkanWeb” sjell sot një video të rrallë të Fatmir Haklajt, të publikuar vetëm 1 muaj më parë në “Youtube”.

Video nuk ka datë, por “BalkanWeb” mëson se ajo është realizuar në vitin 1996 dhe bëhet fjalë pikërisht për dasmën e motrës së Petrit Brahës, mikut dhe krahut të djathtë të Haklajt, i dënuar për grabitjen e Bankës së Tropojës.

Siç shihet edhe nga pamjet, një banor nga Tropoja ngre një dolli pikërisht për shëndetin e Petrit Brahës dhe në këtë moment duket qartësisht Fatmir Haklaj që nxjerr pistoletën dhe zbraz të gjithë karikatorin në ajër në shenjë respekti për mikun e tij që e kishte ftuar në dasmën e së motrës, raporton “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb