Vendi i 15-të i Ligue 1 ka vënë në vështirësi kampionët e Francës. Caen ka arritur të rezistojë deri nëntë minuta para fundit të takimit, por ka qenë e detyruar të dorëzohet para dyshes Cavani-Mbappe.

Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të me një gol të Mbappe. Sulmuesi francez ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur pas gjuajtjes së gabuar të Cavani-t dhe ka dërguar topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Ky gola ka dhënë përshtypjen se Paris do të merrte një tjetër fitore të thellë, por nuk ka qenë kështu. Vendasit, në fakt, kanë kthyer barazinë dy minuta para fundit të pjesës së parë. Goditja e Diomande është devijuar nga Rabiot dhe topi ka përfunduar aty ku portieri Trapp nuk ka mundur të arrijë.

PSG ka dominuar ndeshjen dhe në fillimin e pjesës së dytë ka shënuar golin e dytë, por arbitri e ka anuluar pasi është konsultuar nga VAR. Gjithsesi, sulmet e shumta të miqve kanë dhënë rezultat në minutën e 81-të, kur Mbappe ka realizuar golin e dytë pas një asisti, këtë herë të vullnetshëm të Cavani-t. 2-1 për PSG dhe finale e siguruar. Në minutën e 95-të ka ardhur edhe goli i tretë i miqve, që kanë shënuar me Nkunku.

Një finale që pritet të jetë një shëtitje për lojtarët e Emery, duke parë se ata do të luajnë kundër Les Herbiers, skuadër që mban vendin e 9-të në kategorinë e tretë të futbollit francez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb