Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Financat e klubeve, Tirana e Vllaznia me llogari të bllokuara

Vllaznia-Tirana-470x313

Kriza e financave në futbollin shqiptar ka përfshirë klubet prej disa vitesh. Por, në vitet e fundit, borxhet dhe problemet janë shtuar. Afrimi i shumë futbollistëve të rinj dhe mosshlyerja në mënyrë korrekte e tyre ka sjellë gjyqe të shumta dhe detyrime financiare. Në raste të tilla, janë klubet ato që penalizohen dhe më pas gjithçka reflektohet në ekip dhe në fushën e lojës.

ÇËSHTJA
Aktualisht, dy klubet më të vjetra të futbollit shqiptar, Tirana dhe Vllaznia, i kanë llogaritë e tyre bankare të bllokuara. Shkodranët janë në gjyq me kompaninë “Gea Sport” që bleu klubin disa vite më parë. Në një situatë të tillë që kompania pretendon dëmshpërblim nga shkodranët dhe çështja ka përfunduar në gjyq, llogaritë bankare të Vllaznisë janë të bllokuara.

Edhe Tirana i ka llogaritë e bllokuara. Kjo për shkak të borxheve të shumta që klubi bardheblu ka ndaj ish-presidentit Metush Seferi apo ndaj ish-futbollistëve të huaj që kanë qenë më parë pjesë e skuadrës dhe për mosshlyerje të detyrimeve, i kanë dërguar bardheblutë të gjyq. Në këtë mënyrë, këto dy klube e kanë të vështirë të kryejnë transaksione të ndryshme./p.sport


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.