Policia finlandeze njoftoi sot se i ishte paraqitur një kërkesë nga autoritetet spanjolle për të arrestuar ish-liderin katalanas separatist, Carles Puigdemont, i cili po vizitonte vendin nordik.

Gjatë një deklarate për shtyp, Byroja Kombëtare e Hetimeve (NBI) Finlandeze deklaroi se e kishte marrë kërkesën e autoriteteve spanjolle dhe dërguar atë një prokurori finlandez, por gjithashtu theksoi se kërkonin më shumë detaje nga Spanja.

Puidgemont u ftua të enjten në parlamentin finlandez dhe mbajti dje edhe një fjalim në Universitetin e Helsinkit, shkruan ata.

Një nga anëtarët e parlamentit finlandez, Mikko Karna, deklaroi se programi zyrtar i Puigdemont kishte përfunduar dje dhe ai pritej të largohej nga Finlanda sot.

Karna nuk ishte i informuar se ku do të shkonte Puigdemont, por ishte kritik ndaj kërkesës së Spanjës duke shtuar se, sipas këndvështrimit të tij, lideri katalanas nuk mund të ekstradohej në Spanjë, nëse ai do të arrestohej në Finlandë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: