Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

U deklaruan pro Dukës, Fino: Agolli dhe Lilaj po keqpërdoren!

cuni

Bashkim Fino ka zyrtarizuar kandidaturën e tij në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u bërë njëkohësisht edhe kundërshtari i parë i kreut aktual Armando Duka në zgjedhjet e 7 shkurtit.

Fino ka zbuluar edhe anëtarin që e ka propozuar për këtë kandidaturë. “Propozimi i parë për mua u depozitua nga Lushnja, ndërsa propozimi i dytë do të vijë nesër nga Flamurtari.”

Nga 66 anëtarët e Asamblesë, 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata sportive si, për shembull, Shoqata e Trajnerëve, e Mjekëve Sportivë, Arbitrave të Futbollit, etj.

Bashkim Fino ka bërë dy premtime të mëdha në rast se do arrijë të fitojë në garën për kreun e FSHF-së. Në studion e ‘rubrika sportive në rtsh’ ai ka deklaruar:

“Si fillim në rast se votëbesohem gjëja e parë që do të bëj është të propozoj kufizimin e mandateve. Është e pakuptimtë që dikush të qëndrojë në krye për 4 mandate, nëse dikush ka diçka për ta dhënë 8 vite janë të mjaftueshme. Unë do të propozoj që një president të mos qëndrojë më shumë se dy mandate.

Premtimi tjetër është që unë do të ndërtoj 5 stadiume të tjera në nivel me ‘Arenën Kombëtare’.”

Si ju duken që kanë nisur të futen në fushatë të lojtarëve të Kombëtares?

Lexova dy thënie të Agollit dhe të Lilës, më vjen keq që përdoren. Dikush tjetër i ka përdorur. Është fatkeqësi sepse janë djem të shkëlqyer. Futbollistë shumë të mirë që e kanë merituar të jenë atje me gjakun dhe djersën e tyre. Nesër nuk dua që të thonë rroftë Bashkimi. Thuajuani. Nuk dua të përdoren as ata dhe as trajnerët e kombëtares.

(e.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • 😂😂😂Jo or jo oooo Baci,Duka i ka lyer kurse ti as kafe nuk u ke dhene…Cfare pret,jepu “dreke” e shiko si do flasin me superlativa per ty👍👍👍