NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

4-6 finok
450 gr kërpudha
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
2 lgj gjalpë
3 lgj peksimadhe
Kripë, piper i zi
2 lgj majdanoz ose trumzë
1 gotë koncentrat perimesh
2 gjethe dafine
Përgatitja
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.
Lajmë finokun dhe presim pjesën e gjelbër duke e ruajtur mënjëanë.
Në një tenxhere me ujë të vluar ziejmë finokun për 5 minuta. Me pas i largojmë duke i kulluar mirë dhe i presim finokët secilin në dy gjysma.
Ngrohim një lugë vaj ulliri në tigan dhe kaurdisim hudhrat dhe qepën të prerë në kubikë të vegjël për 3 minuta. Më pas shtojmë kërpudhat të prera në feta dhe i kaurdisim së bashku me qepën për 2 minuta duke shtuar dhe pak peksimadhe, kripë, piper dhe trumzë.
Largojmë mbushjen nga zjarri duke e vendosur mbi gjysmat e finokëve të cilat i kemi vendosur në një tavë të lyer me pak gjalpë. Shtojmë më pas një gotë koncentrat perimesh dhe dy gjethe dafine dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur për 15 minuta. I servirim më pas finokët e mbushur duke i spërkatur me pjesën e gjelber të tyre.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb