LEZHË- Edhe Shëngjini do të ketë një port jahtesh. Sot është firmosur kontrata për port jahtesh ndërsa ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi se vlera e koncesionit kap vlerën e 7 milionë dollarëve.

Haxhinasto tha se portet nuk do të jenë vetëm për ankorime por edhe shërbime duke kërkuar cilësi në punime.

“Portet do të jenë jo vetëm vend ankorimi por edhe shërbimi. Qeveria po punon për t’i kthyer portet konkurruese. Firma të përfundojë në kohë dhe me cilësi punimet”, ka thënë Haxhinasto.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: