Nga Antoine LAMBROSCHINI

Angela Merkel, në krye të konservatorëve gjermanë fitoi zgjedhjet legjislative të së dielës, por ajo është dobësuar nga suksesi historik i së djathtës nacionaliste dhe vështirësia për të gjetur partnerë për të qeverisur.

“Tërmet elektoral”, shkruan e përditshmja “Bild”,ndërkohë që aleanca CDU-CSU e kancelares me 32,9 për qind të votave ka arritur nivelin më të ulët që prej vitit 1949 dhe krijimit të Republikës Federale.

Po e njëjta situatë paraqitet edhe për partinë kundërshtare, socialdemokratët e SPD-së që morën vetëm 20,8 për qind duke regjistruar kështu rezultatin më të dobët të të gjitha kohëve, ndërkohë që nacionalistët dhe populistët e AfD-së dolën forcë e tretë me 13 për qind të votave.

Vetë Merkel, në pushtet prej 12 vitesh dhe tre mandatesh pranoi se kishte shpresuar në një rezultat më të mirë dhe e kishte cilësuar hyrjen në Bundestag të Alternativës për Gjermaninë (AfD) si një sfidë e re.

I takon Kancelares që për herë të katërt të kërkojë partnerë për të krijuar qeverinë e re.

Por ky kërkim i maxhorancës u komplikua të dielën në mbrëmje nga SPD-ja që në mes të një krize ekzistenciale, vendosi të dalë në opozitë pas katër vitesh në qeverinë e Angela Merkelit.

Humbësi i madh, Martin Schulz, në krye të SPD-së, pranoi se “kjo ishte një ditë e vështirë dhe e hidhur për socialdemokratët”.

Ndarja e posteve të deputetëve ende pritet të konfirmohet për shkak të kompleksitetit të modelit gjerman të zgjedhjeve, megjithatë një gjë është e sigurt, e vetmja maxhorancë që mund të shpresojë Merkel kalon nga një aleancë me liberalët e FDP-së dhe të Gjelbërtit.

Por ka një problem, pasi këto dy parti kundërshtojnë disa çështje si imigracioni apo motorët diesel dhe kanë mospërputhje themeltare me konservatorët.

Negociatat mund të zgjasin disa muaj. Që prej zgjedhjeve të para të pasluftës në vitin 1949, partia fituese ka arritur gjithnjë të krijojë një maxhorancë qeverisëse. Ndërsa Merkel e ka kundërshtuar një qeveri minorance të mbështetur në aleanca të çastit.

“Të ndjekim Merkelin”

Vetëm pasi të krijohet një koalcion i ri Merkel mund të përcaktohet formalisht kancelare për herë të katërt.

Fitorja e konservatorëve është vënë në hije nga një rezultat shumë i mirë i Alternativës për Gjermaninë (AfD), një shok i thellë për një vend ku identiteti i pasluftës mbështetet mbi luftën kundër ekstremeve dhe pendimit për krimet e Rajhut III.

AfD-ja bën një hyrje të bujshme në dhomën e deputetëve, hera e parë që prej vitit 1945 për një parti që mban fjalime kundër emigrantëve, kundër islamit, kundër euros dhe rishikim të historisë.

“Ne do të ndryshojmë këtë vend (…) Ne do të ndjekim Zonjën Merkel. Ne do të marrim përsëri vendin tonë”, deklaronte Alexander Gauland, bashkëudhëheqëse e parisë që këhotë e fundit ka bërë thirrje për të qenë krenarë për ushtarët gjermanë të viteve 1939-1945.

Madje edhe kryetarja e ekstremit të djatht francez, Marine Le Pen përshëndeti aleatët e saj të AfD-së për këtë fitore historike, duke parë një simbol të rizgjimit të popujve.

Ndërkohë që ky formacion politik dështonte në portat e Bundestagut në vitin 2013, tashmë ka kaluar të majtën radikale “Die Linje”, liberalët (FDP) dhe të Gjelbërtit, të gjithë me 9-10 për qind.

Madje në disa rajone të ish-Gjermanisë Lindore, nacionalistët kanë arritur të imponohen si forcë e dytë me 22,8 për qind të votava, mbrapa 28,6 për qind të CDU-së./AFP

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: