Kampionët e Gjermanisë, Bayern Mynih triumfuan 5-0 kundër skuadrës turke të Besiktas, duke e bërë thjesht formalitet kualifikimin për më tej. Bavarezët në drejtimin e Heynckes tashmë janë të pandalshëm dhe kanë arritur formën e tyre më të mirë. Por, përveç këtij fakti, bavarezët kanë një arsye tjetër për të festuar.

Bayern regjistroi sot fitoren e 14-të radhazi (në të gjithë kompeticionet ku merr pjesë) duke barazuar rekordin e vet, të vendosur që në vitin 1980.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb