Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar udhëheqësin më të ri të botës, Sebastian Kurz, për fitoren e zgjedhjeve në Austri.

Basha në një status në Facebook, shkruan se me kancelarin e ri, Shqipëria do të ketë më shumë vëmendje e mbështetje në sfidat e saj.

“Sapo urova mikun tim, kryetarin e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare. Fitorja e tij pas nje beteje të fortë dhe fushate të shkëlqyeshme është një lajm i mirë për Austrinë, Europën dhe familjen tonë politike EPP – European People’s Party. Me kancelarin e ri Kurz, Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit europian,” shkruan Basha.

Kurz fiton zgjedhjet 

Sebastian Kurz do të jetë udhëheqësi më i ri në botë, vetëm 31 vjeç, pasi është kandidati më i votuar për kancelar të ardhshëm të Austrisë. Partia e tij ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme në Austri.

Në mandatin e fundit qeveritar, Sebastian Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe i Integrimeve në Austri.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb