GJIROKASTËR – Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Gjirokastër për llogaridhënie publike me qytetarët.

Gjatë bashkëbisedimit, një banor iu ankua për ekonominë e dobët duke i thënë se nxirrte vetëm 2 milionë lekë të vjetra në vit.

Banori: Z.kryeministër fitoj vetëm 2 milionë lekë gjithsej në vit.

Rama: Jo, mos gënje tani

Banori: Jo nuk gënjej

Rama: Po ç’është kjo 2 milionë lekë në vit

Banori: Po jam shitës ambulant

Rama: Edhe gjirokastriti më gjirokastrit i gjithë gjirokastritëve nuk bën aq pak lekë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: