“Me Donald Trump do të humbasim 2 vjet. Kohën që do të bëjë xhiron e botës, të cilën nuk e njeh”. Kështu ka deklaruar Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve për rezultatin e zgjedhjeve amerikane, ndërsa ndodhej në Gjykatën Europiane e Drejtësisë në Luksemburg.

“Amerikanët në përgjithësi nuk i kushtojnë vëmendje Europës. Për sa i përket Trump, ka thënë gjatë fushatës elektorale që Belgjika është një fshat diku në kontinentin tonë, shkurt duhet t’i shpjegojmë se çfarë është Europa. Ideja ime sinqerisht? Me Trump do të humbasim 2 vjet, koha që duhet për të bërë xhiron e botës që nuk njeh”, ka deklaruar presidenti i KE-së, Juncker gjatë një debati të organizuar në Kirchberg, në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, shkruan revista e Luksemburgut, “Le Quotidien”.

“Është e vërtetë se zgjedhja e Trump përfshin rreziqe në rishikimin e ekuilibrave në themele dhe struktura”, nisur nga fakti qw “Unë kam një jetë të gjatë politike, kam punuar me katër presidentë amerikanë, dhe kam konstatuar se çdo gjë që është thënë gjatë fushatës zgjedhore është e vërtetë nga pak, për të gjithë për fat të keq”, shtoi Juncker duke iu përgjigjur studentëve në GJED në Luksemburg.

Ndërkohë presidenti në ikje i SHBA-ve, Barack Obama do të takojë aleatët kryesorë europianë dhe liderin kinez Xi, në një turne mes Europës dhe Amerikës së Jugut javën e ardhshme. Këtë gjë e ka deklaruar Shtëpia e Bardhë që shpreson të sigurojë partnerët e Washingtonit pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të së martës.

Obama do të takojë kryeministren britanike Theresa May, presidentin francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin për të fluturuar më pas në Lima, në Peru, ku në kuadër të samitit Azi-Paqësor do të ketë një takim me liderin kinez Xhi, ka thënë këshilltari i presidencës amerikane Ben Rhodes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: