Barcelona fitoi mbrëmë pa shumë impenjim por me mjaft spektakël finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevillia-s. Katalanasit triumfuan thellë 5-0, por gjatë dhe pas sfidës nuk ishin të pakët ata që ngritën pyetjen ‘sesi ka mundësi që kjo skuadër të eliminohet në Champions nga Roma?’

Ekzistojnë disa detaje që bëjnë dallimin midis këtij ekipi dhe atij tjetrit.

INTENSITETI

Intensiteti i lojtarëve është thelbësor për të administruar një lojë. Talenti duhet të shoqërohet me këtë intensitet, në mënyrë që loja të shpërndahet, gjë që e bën ekipin të vendoset mirë dhe lejon ta fillojë ndeshjen me situata të dobishme. Pasimet nuk priten, ato kërkohen. Pasohej tek lojtari më i afërt dhe pikërisht kjo gjë u ekspozua në ndeshjen me Sevilla dhe jo kundër Romës. Në finalen e Kupën, Barça qëndroi në fushën kundërshtare.

QËNDRUESHMËRIA

Nga fishkëllima e parë, fytyrat e lojtarëve transmetuan ambicie dhe dëshirë dhe kjo u pasqyrua në veprime. Një nga statistikat që reflekton është qëndrimi pozitiv dhe vullneti për të fituar i lojtarëve. Nëse në Romë ata e goditën nëntë herë portën, ndaj Sevilla provuan 17 herë. Në nivelin e driblimeve kundër verdhekuqve lojtarët e Barçës u përpoqën 6 herë, 16 në Kupën e Mbretit.

PRESIONI

Në Romë, Barça humbi kontrollin e topit, armën e saj më të fortë. Roma i tejkaloi me lehtësi linjat në sajë të mungesës së presionit nga lojtarët e Barçës. Diçka e tillë nuk ndodhi në Kupë. Katalanasit nuk e lanë Sevilla të merrte frymë.

COUTINHO NGA SEMEDO

Pjesëmarrja e Coutinho në finalen e Kupës ishte tepër efikase, braziliani ishte ndër më të mirët e ekipit. Duke u nisur nga e djathta, “Cou’ ishte një ‘mostër’ me cilësi mjaft të mira. Me veprimet e tij teknike, në të njëjtën kohë u thyen linjat e rivalit. Me pasimet e tij ai i dha asistin Luis Suarez për 1-0. Ndërsa në Romë, braziliani nuk ishte dhe italianët nuk duhej të shqetësoheshin shumë, detyra e tyre ishte të mbulonin cilësinë e Messit.

KONCENTRIMI: PASIMI NGA CILLESSEN

Gol i parë i Barcelonës në Kupën është një shenjë e dukshme e përqendrimit. Në këtë rast reflektohet në figurën e Jasper Cillessen. Holandezi tregoi absolutisht përfshirjen e tij në lojë, si dhe shokët e tij duke dhënë një pasim të gjatë Coutinho, i cili me klasin e tij pasoi për Suarez që hapi rezultatin. Gjatë gjithë ndeshjes Cillessen ka qenë vigjilent dhe shpeshherë është kthyer në një mbrojtës të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb