Fituesit e “Big Brother 9” janë një nga çiftet më të përfolur për shkak edhe të martesës që realizuan në shtëpinë e ‘Big Brother’. Por duket se marrëdhënia mes tyre ka pësuar një krizë dhe fansat po aludojnë për një ndarje.

Dyshimet për ndarje kanë ardhur pasi faqja e Instagramit që ata të dy kishin “La Fo Da” nuk është më aktive.

Çifti i cili pritej të bënte dasmën këtë verë nuk ka njoftuar më për përgatitjet apo për ecurinë e marrëdhënies, prandaj të gjitha këto të bëjnë të mendosh se ata mund të shkojnë drejt divorcit.

Kujtojmë se edhe më herët është përfolur për ndarje mes tyre, por çifti e ka mohuar.
tjhntyjm
ghjmguyk
640-0-5ab10dc2405c5
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb