Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Fituesi i “Eurovizion’ shtrohet urgjent në spital, 27-vjeçari në gjendje kritike për jetën

uQAuSt0f

PORTUGALI – Fituresi i edicionit të fundit të “Eurovizion’ shtrohet urgjent në spital. Salvador Sobral është në pritje në një transplanti zemre shkruan Tg.com. Të premten e kaluar këngëtari 27-vjecar kishte anuluar të gjitha koncertet e tij.

Ai kishte përlotur në gjithë, kur u ngjit në skenën e madhe të Eurovizionit dhe foli për sëmundjen e tij. Atje kishte thënë se zemra e tij nuk funksiononte dhe se ishte në pritje të një transplanti zemre.

Salvador kishte marr lejen e mjekëve për të udhëtuar drejt Ukrainës, ku u zhvillua festivali evropian i këngës. Menjëherë pasi këndoi live gjendja e tij u përkeqësua. Madje në fillim të muajit shtator ai kishte deklaruar se ishte në duart e Zotit.

Tashmë 27-vjeçari është në pritje të zemrës dhe të kryhet transplanti. Kënga e tij, “Amar Pelos Dois” doli e para në klasifikim e këngëve në festivalin e “Eurovizion”.
(er.cu/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.