Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Fjala e parë e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi: Bashkë me opozitën ne duhet të…

Ruci

TIRANË- Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetar i parlamentit të Shqipërisë me 80 vota pro. Fill pas zgjedhjes, ai ka marrë në dorë drejtimin, duke mbajtur fillimisht një fjalim para deputetëve.

Ai falënderoi deputetët për besimin dhe tha se do të jetë garant i zbatimit të Kushtetutës. Ruçi kërkoi bashkëpunimin me opozitën për zhvillimin e vendit por edhe për bashkëqeverisje. Ai iu ka bërë thirrje dy opozitave që t’i bashkohen Kuvendit për të gjitha ligjet dhe reformat që do të ndërmerren.

“Mirënjohje të thellë për besimin që më dhatë duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit. Do të jem garant i zbatimit të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i zbatimit të rregullores së Kuvendit dhe kurdoherë në shërbim të qytetarëve. Për qytetarët Kushtetuta është themel i të drejtave kurse për ne ligjvënësit është themeli i detyrimeve në shërbim të të gjithë qytetarëve, në mbështetje të opozitës Jam i vetëdijshëm se drejtimi i legjislativit është detyrë supreme sepse Kuvendi është i vetmi institucion pluralist.

Vullneti i popullit ja delegoi qeverisjen një partie të vetme, përgjegjësia jonë do ua kthejë këtë pushtet qytetarëve nëpërmjet ligjeve e reformave që do të hartojë ky parlament.
Ku kuvend është rezultat i vendimit qytetar por nisur nga bindjet dhe morali im politik do t’i bëja thirrje shumicës se fitorja nuk është gjithçka. Misioni ynë ka qenë dhe është t’u shërbejmë pa përjashtim qytetarëve. Nga ana tjetër u bëj thirrje opozitareve që t’i bashkohen këtij tempulli. Opozita nuk i shërben shumicës dhe qeverisë, por qytetarëve. Ata presin nga të dyja opozitat që të kontrollojë qeverinë”, deklaroi Ruçi.

Ai tha se “ne do të hartojmë ligje të drejta, të mbështetura në moral të drejtë. Fryma e ligjeve do të garantojë bashkëqeverisjen”.

vijon…

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

  • Perpara zona e pare operative! Perpara cobanet hajdute qe u bete anetare te birose dhe keni 75 vjet qe e rripni kete popull!! Dhe ai ju do e ju voton!!

  • Por nje m…ter jane te gjithe..
    Ky vertete nuk e meriton,mbase ka vrare me pake se Serbi Sali ..
    Hajd se mban ky Popull sic ka mbajtur me vite…si muter do vdesin te gjithe..Per jashte ketu vetem Kriminelet me Villa e Miliarda..

  • Turp per shqiperine te zgjidhet ne krye te kuvendit nje gjak pires nje firmetar krimesh nga regjimi komunist shifi vetem syratin ketije dhe pastaj te drejtoje kuvendin kjo do jete nje pakenaqesi ne maksimum nga populli te zgjidhet nje tjeter



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.