PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nga foltorja e Kuvendit i ka bërë edhe njëherë thirrje deputetëve, para se të merrej vendimi për rrëzimin e qeverisë që drejtohet nga ai.

Ai theksoi se deputetët duhet të votojnë sipas bindjes së tyre.

“Duhet të respektojmë jetën parlamentare Demokracione parlamentare, si shtet i ri duhet t’i nënshtrohemi vullnetit të qytetarëve dhe Parlamentit. Nuk dëshiroj të komentoj çka ndodhë, çka po bëhet, kush kujt ju bashkangjit. Ju falënderoj për bashkëpunimin, ky Parlament meriton të ketë njerëz që i çojnë proceset përpara. Me vjen mirë që sot janë deputetët në Kuvend e jo jashtë tij, ju uroj shëndet dhe uroj të votoni sipas bindjes”- ka përfunduar Mustafa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: