STRASBURG- I ashpër ka qenë fjalimi i Guy Verhofstadt, anëtarit i Europgrupit në Parlamentin evropian, drejtuar kryeministrit Aleksis Tsipras, i cili ka arritur të ‘nervozojë’ dhe kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Verhofstadt theksoi se ndonëse flitet për reforma, sipas tij Tsipras nuk po prezanton asgjë konkrete. Nga ana tjetër ai shtoi se ‘kjo çështje nuk është si puna e ‘pulës me vezën’’.

“Jam shumë i nxehur me Greqinë. Do doja të vija në Greqi e të shihja situatën nga afër. Sistemi në Greqi duhet të transformohet. Ju duhet të hiqni dorë nga disa gjera. Greqia duhet të paguajë atë që ka borxh”, pohoi Guy Verhofstadt. Fjalimi i tij me patos, u shoqërua me shumë duartrokitje në sallën e Parlamentit, ndërsa kamerat fokusonin qëndrimin e kryeministrit grek, i cili bënte gjeste të nervoze në fytyrë.

“Sistemi në Greqi duhet të transformohet. Jemi gati të gjejmë zgjidhje për borxhin grek”, pohoi më tej Verhofstadt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb