TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një sërë akuzat në drejtim të qeverisë, ndërsa i ka dalë në mbrojtje ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani sa i takon deklaratës ‘bombë’ të këtij të fundit se ka parë video ku ministrat flinin me dashnoret në hotelin ‘Santa Quaranta’ në pronësi të Klement Balilit.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Berisha përmendi emrat e disa prej ministrave që sipas tij kanë qenë tek hoteli i Balili, duke shtuar se ‘Saranda dhe Tirana gumëzhijnë deri dhe me baste në klube dhe kafene për emrat e Saje qorrit në krye të listës, Gjiknurit, Beqjes. Nga ana tjetër ish-lideri i demorkatëve i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetimin për të bërë transparencë të plotë për akuzat ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar.
16998253_743285202499056_3633400531872749581_n
REAGIMI I BERISHËS
Qeveria e Santa Quaranta-s!apo, kete hidhe
-Qeveri peng e Eskobarit
Pas akuzave te mediave te huaja per;
– Mimi Kodhelin, se ka punuar si femer striptease ne klubet e Athines dhe reagimit te saj me nje fraze te Thatcher e jo me proces penal ndaj autoreve te saj
– Per Ditzi Bushatin, se gjate vizites ne Brazil ka shkuar ne shtepi publike meshkujsh dhe ne vend te procesit penal Ditziu ka qepur gojen
– tani ishministri Manjani leshoi akuzen tronditese se ai ka pare videot e regjistruara nga Eskobari i Ballkanit, ne te cilat kolege te rinj ministra paraqiten ne skena erotike me te dashurat e tyre.
Nderkohe qe ai nuk tregoi emrat e ministrave te filmuar, Saranda dhe Tirana gumezhijne deri dhe me baste ne klube dhe kafene per emrat e Saje qorrit ne krye te listes, Gjiknurit, Beqjes etj etj. Por pavaresisht se cilet jane, dy gjera jane 100% te sigurta.
Se pari Ishministri Manjani, qe ka patur dosjen e dorezuar nga partneret tane thote te verteten me deklaraten e tij. Se ketejmi dhe heshtja e varrit nga ministrat dhe qeveria per kete deklarate l, qe tashme vjen direkt nga sh ministri i drejtesise, se dyti kjo deklarate deshmon se vendi ka nje qeveri, ne te cilen me shume se nje e treta e saj eshte peng i Eskobarit te Ballkanit dhe grupeve e sherbimeve te huaja , qe disponojne videot kompromentuese per ministrat aktual.
I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise menjehere hetimin per te bere transparence te plote per akuzat per keto afera te anetareve te kabinetit aktual te degraduar te Edvin Kristaq Rames! Sb

AKUZAT E MANJANIT
Pas shkarkimit si ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani sqaroi në detaje largimin të tij nga qeveria. Në një intervistë televizive Manjani i qëndroi dhe e përsëriti deklaratën e tij në lidhje me videot e ministrave me të dashurat në “Santa Quaranta”, hotelin e Klement Balilit, të cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”.
“Po, më ka rënë në dorë dhe ishin të shërbimeve sekrete,” – tha ai, duke pranuar se nuk do të fliste për to, por për faktin se nuk qe ai përgjegjës për moskapjen e Balilit, por policia e shtetit.
“Ka një datë, 17 maji 2016, kur Interpoli lëshoi urdhër-arrest. Interpol Albania ka pasur dhe ka detyrë ta arrestojë. Policia nuk e ka arrestuar dhe policia mos t’i bjerë anash sepse janë alibi që nuk justifikohen. Jam i vetmi zyrtar që kam kërkuar sistematikisht arrestimin e Balilit. Arrestimin e bën policia, e bën Ardian Çipa. Policia u mundua t’i hedhë fajin prokurorisë por, ishte faji i saj, i policisë së shtetit.”, – tha Manjani një interviste për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Dritare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb