TIRANE – Fjolla Morina, ditët e fundit është vënë në qendër të mediave e portaleve pas suksesit të dy projekteve të reja që ka sjellë në muzikë. Klipi “Culo”, në bashkëpunim me Muma, si dhe performanca e këngës “Shake” në Këngën Magjike, në bashkëpunim me Blasta-n, u pritën shumë mirë nga fansat e Fjollës, që edhe një herë doli jashtë parashikimeve në muzikë.
fjoolla-1
Por nuk janë vetëm projektet muzikore ato që e vënë në qendër të vëmendjes. Së fundi, artistja është komentuar edhe për jetën prive, madje për të edhe është aluduar se mund të jetë në prag të martesës.

E pyetur nga Prive në lidhje me të rejat e saj të fundit, Fjolla ironizon edhe lajmet për jetën private: “Në jetën private, shumë e dashuruar”, – thotë ajo me të qeshur dhe pas kësaj shton: “Edhe nja dy javë e kam dasmën.”

Por e gjithë kjo, është si një kundërpërgjigje ironike e të gjitha lajmeve që janë publikuar ditët e fundit: “Me thënë të drejtën, a po më fejojnë, a po më martojnë, unë jam single. Asgjë nuk ka të vërtetë prej jetës private”, – thotë këngëtarja për të mbyllur zërat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: