Nga: Erjon SKËNDAJ

Persona të paidentifikuar dyshohet t’i kenë vënë zjarrin 2 kazanëve të plehrave në hyrje të daljes së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ngjitur me shkollën 9 vjeçare “Pjetër Budi”. Ngjarja e vogël në dukje për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi pasi ngjitur me flakët ndodheshin të parkuara dhjetëra automjete që mund të kishin provokuar një shpërthim zinxhir.

Ka qenë ora 13:00 e mesditës kur zjarri në mënyrë të beftë përfshiu dy nga 3 kazanët e vendosur pikërisht në anë të murit të shkollës nëntë vjeçare “Pjetër Budi”.
tirane digjet koshi i plehrave 1

digjet koshi i plehrave tirane

tirane digjet koshi i plehrave
Kaq ka mjaftuar që të shkaktohet panik veçanërisht tek nxënësit e vegjël që sapo kishin mbaruar dhe po dilnin nga shkolla.

Një punonjës policie është futur mes flakëve duke shtyrë me këmbë kazanët me rrota në momentin më kritik, kur nxehtësia e zjarrit kishte nisur të shkrinte stopat e një automjeti tip “Wolkswagen” të parkuar dhe rrezikonte depozitën e karburantit.

Pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” dëshmojnë se si bloza dhe tymi në pak minuta mbuluan bllokun e banimit duke u vështirësuar frymëmarrjen qindra nxënësve të vegjël të shkollës.

Si për ironi automjeti i parë i zjarrfikëses që mbërriti në vendngjarje nuk arriti të vërë në punë mekanizmin e ujit, pasi nuk u ndez gjeneratori.

Nga frika se në kazanë mund të kishte element shpërthyes punonjësit e zjarrfikëses u detyruan të merrnin borxh një bombul zjarri nga një biznes aty pranë duke shuar pjesërisht flakët, por njëherazi duke përhapur një tym të bardh asfiksues.

Zjarrfikësja e dytë mbërriti kur rreziku kish kaluar tashmë. Shihni videon e plotë të siguruar nga “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb