TIRANE- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi tregohet i rreptë kur vjen puna tek rregullorja.

Pasi shtyu disa herë seancën, ai e mbylli për sot Kuvendin, për ta zhvendosur ditën e nesërme në orën 08:30, pasi deputeti Flamur Noka i përjashtuar, nuk kishte dalë ende nga salla.

Gjatë kësaj seance, kryeparlamentari lexoi edhe një kërkesë të deputetëve të opozitës që kërkonin përjashtimin e kryeministrit Rama por nuk e mori parasysh. “Pasi u konsultova, nuk mund ta marr në konsideratë kërkesën sepse s’përmbush asnjë nga nenet e rregullores 64, 65”,- tha ai.

Një tjetër kërkesë ishte ajo e tetë deputetëve të mazhorancës që kërkojnë thirrjen e byrosë Parlamentare të Kuvendit për të analizuar qëndrimin ndaj deputetit Flamur Noka, e cila u pranua nga Ruçi. Ai vendosi që mbledhja të mbahet sot në orën 19:00.

Seanca parlamentare u ndërpre sot disa herë, pasi deputetët e opozitës, e në veçanti Flamur Noka krijoi rrëmujë në sallë, me pretendimin se ish-kryeministri Sali Berisha ishte fyer nga kryeministri Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb