Derbi është derbi dhe në Torino-Juventus përveçse lojës së bukur shijuam edhe një atmosferë të paharrueshme që ofruan të dy kahet e tifozërisë. Për të mbështetur ekipin e zemrës në këtë takim nuk kanë munguar as shqiptarët, që qartësisht duket se kanë qenë të pranishëm dje në supersfidën e javës së 16-të.

Përkundër asaj që pritej, pasi në vendin tonë kemi mjaft tifozë të Juventusit, në stadiumin e Torinos “kuqezinjtë” kanë qenë në krahun e skuadrës “granata” të drejtuar nga Sinisa Mihajloviç. Grupimi “Ultras” i torinezve duket se në përberje ka edhe tifoz shqiptar.

Kjo nuk rezultoi të ishte fatsjellëse për ekipin vendas pasi Torino edhe pse zhvilloi një ndeshje mjaft të bukur u mund 1-3 nga Juventus.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb