TIRANË– Të kuqtë “vyshken” në Vlorë, ku Flamurtari vuri diktatin mbi Partizanin dhe mori 3 pikë, të cilat ngjisin skuadrën bregdetare në kuotën e 22 pikëve, duke e afruar me grupin kryesues.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Flamurtari” nën prozhektorin e dritave ngjiti në skenë një Partizan “të vyshkur” e të velur nga fitorja me Tiranën javën e shkuar. Nga krahu tjetër i dha mundësi Flamurtarit të marrë tre pikë që tashmë e kthejnë skuadrën vlonjate në lojë për një vend në Europë.
Java e 16-të e superligës u mbyll në Fier, ku Elbasani mundi me rezultatin 1-0 Apolloninë dhe tashmë është në kuotë të barabartë pikësh me skuadrën fierake, që e gjen veten tashmë buzë greminës.

Java e 16-të e superiores, rezultatet dhe programi:
Dje:
Teuta-Kukësi 0-3
Sot:
Tirana-Skënderbeu 2-0
Vllaznia-Laçi 1-0
Apolonia-Elbasani 0-1
Flamurtari-Partizani 1-0
Klasifikimi: Partizani 33 pikë, Tirana 32, Kukësi 32, Skënderbeu 30, Flamurtari 22, Laçi 21, Vllaznia 20, Teuta 13, Apolonia 9 dhe Elbasani 9 pikë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb