Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Flasin familjarët: Deputeti e masakroi me makinë Saitin dhe nuk ndaloi. Diçka fsheh

aksidenti

Dëshmitarë të aksidentit tragjik të orëve të para të mëngjesit të djeshëm, që u shkaktua nga deputeti Aqif Rakipi, kanë qenë edhe dy kushërinjtë e viktimës, të cilët punonin bashkë me të në Tregun Agroushqimor në autostradë.

Ata kanë parë të gjithë skenën e ngjarjes, edhe pse nuk pranojnë të japin shumë detaje, pasi siç shprehen ata, po presin që të japë një version zyrtar Policia e Prokuroria, shkruan “Panorama”.

Megjithatë, ata konfirmojnë se shoferi që përplasi të afërmin e tyre, në vend që të ndalonte e t’i jepte ndihmën e parë personit që aksidentoi, e shtoi edhe më shumë shpejtësinë e u largua nga vendi i ngjarjes.

“Ne pamë gjithçka sepse aty ishim, po shkonim te tregu. Nuk e aksidentoi Saitin, por e masakroi me makinë. E megjithatë as nuk e mori mundimin të ndalonte. Madje e shtoi edhe më shumë shpejtësinë duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, shprehen dëshmitarët.

Ndërsa një familjar i viktimës shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime se deputeti mund të jetë larguar edhe për të fshehur diçka.

“Policia thotë që nuk ishte i pirë, megjithëse jam i bindur që ka qenë i dehur. Por largimi i tij në atë mënyrë nga vendi i ngjarjes nuk lidhet vetëm me këtë.
Me siguri ai ka dashur të fshehë diçka. Nuk më bindin fare justifikimet e tij që iku për t’u dorëzuar në Polici. Këto janë justifikime”, shprehet ai.


Komente ( 34 )

  • Dd

    Thjeshte eshte nje krim i rende. E godet tjetrin, e braktis te vdekur duke shtuar shpejtesine e makines. Krim dhe krim makaber. Ketu do ta tregoje vehten drejtesia e Rame droges, te shohim se sa e reformoi drejtesine ky kryekriminel.

  • I bej thirrje familjareve te te ndierit mos te merret me PD e te perdoren politikisht. Fatkeqesia ju ndodhi. Te marrin leket dhe te shkolloj kalamajt e te ndierit per nje jete me te mire. Ndodhi Gerdeci, 21 Janari dhe keta te PD qe po bejn avokatin e te ndierit sot nuk i hyri gjemb ne kembe.Vraven vodhen e cnuk beren dhe as u moren ne pyetje jo me te akuzuar prandaj shut the fuck up. Pranoni ndjesen, merrni leket se do ngeleni pa gje e do fundoseni fare.

  • kta jane deputetet qe bejne reformen ne drejtesi, kta qe jan kriminel per vete qe te vrasin e zhduken. Pse nuk eshte pas hekurave ky deputet per krimin qe beri. Po te ishte valle njeri prej nesh ku do ishte tani, normal pas hekurave. Se kta qeveritare plehra e kerkojn drejtesin vetem nga ne jo nga vetja, kta te bejne cte duan e mos te japin llogari, kta qe se dine as vete sa kane vjedhur e sju ka hyre gjemb ne kembe. Minimalja qe duhet te beje duhet te jape doreheqjen, te largohet nga parlamenti

  • Te gjithe po beni si moraliste e shani qeverine duke e ditur shume mire qe as prokurori dhe as gjykatesi nuk jane ne varesi te qeverise. Jo se e dua qeverine, por njeriu duhet ta gjykoje nje ceshtje me themel dhe jo si ti leverdisi.
    Vrasesi i pare eshte shoferi i furgonit qe i ka zbritur ne autostrade kur ligji dhe kodi rrugor e ndalon kategorikisht. Per mua duhet ndaluar ky shofer.
    Vrasesi i dyte eshte vete viktima (i qofte i lehte dheu) bashke me keta dy kusherinjte qe duke patur mbikalimin 300 metra larg shkojne dhe kalojne autostraden duke u kacavjerre ne bordure dhe duke u hedh para makinave. Jane te shumte njerezit qe e bejn cdo dite kete dhe nuk mund ti vihet faj shofereve kur ndodhin keto aksidente.
    Vijme tek deputeti. Persa i perket aksidentit nuk mund te quhet me faj pasi nuk eshte ai shkaktari. Nese do kishte ndaluar e te linte makinen ti nenshtrohej ekspertizes nuk do mund te quhej fajtor per asgje. Per sa kohe qe u largua ka shkaktuar veper penale dhe duhet gjykuar. Presim punen qe do beje drejtesia para se te flasim. Sipas ligjit, fakti qe eshte dorezuar vete dhe ka pranuar autoresine e ben te mundur qe te ndiqet e te gjykohet ne gjendje te lire. Ishalla denohet sepse perndryshe do krijohet nje precedent shume i rrezikshem per rastet e tjera.

    • Dd

      O Gon moralisti. Ti mund te ndodhesh ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar, por vrasjen dhe krimin e ka bere deputeti jot QIFKA sepse ka qene me shpejtesine mbi normat. Krimi behet me makaber sepse Qifka jo vetem nuk ka ndaluar, por e ka shtuar shpejtesine e mjetit dhe eshte zhdukur. Kjo eshte nje “hit and run” ne gjuhen teknike ne Anglisht dhe autori merr denim te rende. Por drejtesia e reformuar e Rame droges, benjaminit tuaj do ta tregoje vehten pa tjeter, Qifka do te dale i pafajshem

  • Paraqitja ne polici nuk e shfajeson nga faji. Duhet te pranojme qe edhe ne nuk jemi te kujdesshem ne ecjen ne rruge, madje ecim shkujdesur. Nqs ky deputet nuk futet brenda per krimin e bere atehere te kam dhjere edhe ne edrame. Jo se edrama eshte me i mire se te tjeret, por eshte zotuar qe do beje dicka. Ende nuk kam pare asgje akoma, e ka patur gjithe kohen per te na treguar por edhe ai dykembesh eshte qe dhjet si krijesat e tjera. Zoti i meshirofte

  • Beri aksidentin Normal duhet te ndalonte dhe ta dergonte NE spital mund te kishte qene gjalle. Nuk justifikohet largimi dhe veprimi I prokurorise. Vete deuteti duhet te largohen nga parlamentit. PA kuptushme dhe reagimi I partise SE tij. Km duhet reagoje per kete rast SE behet precedent deputetet shrypin njerez dhe lejne rrugeve.

  • Pse nuk ka ndaluar arsyet jan te shumta 1) ne gjendje te dehur 2) i droguar 3) ose me dashnoren pra policia duhet te egzaminoj mjetin dhe nga brenda ne rast me zotin deputet ka pas nje person tjeter duhet gjykyar dhe ai per mos kallzim krimi sic e permban ligji dhe testin e alkolemis dhe te droges po te ishte nje njeri i thjesht dhe jo deputet sot do ishte pas prangave por per fat te keq kjo esht drejtesia shqiptare

  • Ne rrall te par shpreh ngushellimet e mia faliljes se ndierit. Normalisht kush do qe largohet nga vendi i ngjarjes quhet fajtor pra kodi rrugor e ka ne rast aksidenti shoferi ne menyr kadigorike nuk duhet te largohet nga vendi ngjarjes dhe mundesisht duhet te therras ambulancen per ti dhen ndihmen e shpejt nje gje se ka ber per kundrazi ka shtuar shpejtesin mendimi im familja e te ndierit duhet te kerkoj ti bejn testin e alkolemis dhe droges se njera nga keto dy fakte i ka marr jeten kembesorit.ok rrespekte familjes dhe shpresoj qe drejtesia duhet te fuksjonoj tamam ose ateher i takon qe drejtesia te hap vatra sheri mbase me probleme me te medha

  • po ne fakt edhe kembesoret ja lujn telet permes autostrades si te jene ne dhomen e pritjes.dhe normal kshu fatekeqesish do degjojm.jena popull me shume pordh.une nuk e kaloj xhaden pa pare mire e mire.dhe ja fus vrap.se i kam pare dhe vete furgonat ndalojn cen e pa ven.dhe pasangheret pa 1 e oa 2 e presin rrugen sikur te jene oborrin e shtepis.shoferi mund te kete qene me shpejtesi por kembsori mund ti kete dale perpara fap fap.1 meter.sidomos kur delin nga furgonat dhe e oresin rrugen pa pike problemi.

1 2

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .