TIRANE– Fqinjët e biznesmenit të vrarë dje me armë zjarri në Tiranë kanë thënë se 64-vjecari nuk njihej si person problematik. Në një prononcim për gazetaren Dorjana Bezat, fqinji i Memli (Afrim) Begalla, Selami Maho thotë se ai ishte njeri i mirë dhe për herë të fundit e ka parë dje teksa rregullonte makinën.

“Për herë të fundit e pashë dje Memli Begallin po rregullonte makinën, poshtë ballkonit tim. Ishte prind i dy djemve dhe familjar i rregullt. Nuk dëgjova krisma kur ndodhi ngjarja. Vrasjen e mësova kur erdhi policia dhe rrethoi oborrin. Nuk dëgjova as për ndonjë zënkë në oborr”- thotë fqinji i biznesmenit të ekzekutuar në garazhdion e pallatit ku jetonte në zonën e ish Bllokut, në rrugën ‘Nikolla Tupe’, raporton BalkanWeb.

Mësohet se biznesmeni lëvizte me një makinë të thjeshtë tip ‘Renault’ me targa AA462NN dhe u vra ne parkingun e pallatit ku jetonte në katin e tretë.
vrasja-ne-tirane-makina-e-memli-begollit

vrasja-ne-tirane-memli-begolli

Kujtojme se 64-vjecari sapo ka zbritur nga pallati, ishte duke hipur në makinën e tij kur është qëlluar për vdekje me armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 
Rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb