SHKUP– Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka thënë se duhet të formohet sa më parë qeveria e re në Maqedoni. Duke folur gjatë konferencës “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor” deputeti nga radhët e socialdemokratëve evropianë në Parlamentin Evropian tha se është i dëshpëruar me krizën politike në Maqedoni.

“Po, jam i dëshpëruar shumë lidhur me atë se si të dilet prej kësaj gjendje. Përgjigja është të provojmë me demokracinë. Pas zgjedhjeve, nëse ka koalicion që plotëson numrin e nevojshëm për formomin e qeverisë, atëherë duhet të formohet qeveria. Ndërsa, nëse një gjë e tillë nuk funksionon, atëherë do të sugjeroj të votohet për të tjerët radhës tjetër. Siç e dini, VMRO nuk dëshiron të largohet. Prandaj, unë mendoj se votuesit duhet ta dinë se askush në BE, madje as në partinë evropiane të Gruevskit nuk e mbështet këtë politikë. Votuesit duhet ta dinë se nuk është çështja për të majtë apo të djathtë, por çështja është për demokracinë. E di se është çështje sensitive për disa persona, por ne shohim paralelisht për atë nëse është e mundshme zgjidhje e përbashkët” u shpreh Knut Fleckenstein.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb