TIRANE- Eurodeputeti Knut Fleckenstein deklaroi sot se për çeljen e negociatave me BE-në, Shqipëria nuk do të ketë asnjë kusht shtesë.

Në një konferencë për gazetarët ai sqaroi se do të ishte e padrejtë nëse do të shtohej ndonjë kusht gjatë këtij procesi, ndërsa shtoi se pritet raportoi nga Italia për një vlerësim të situatën në vendin tonë.

“Unë nuk shoh ndonjë kusht shtesë për negociatat. Ne gjithnjë kemi folur për lidhjen me zgjedhjen dhe 5 prioritetet kyç që duhet të zbatohen. Dhe nuk do ishte drejtë që të shtoheshin kushte të tjera për çeljen negociatave. Për këtë do të presim edhe raportin e kolegëve italiane dhe do na tregojnë se cila është situata në vend në saj të studimeve që bëjnë në Shqipëri. Por është vërtetë çështje serioze ajo që duam të shohim ne është se po bëhet punë për të pasur një situatë më të mirë në të ardhmen”, tha Fleckenstein.

Mes të tjerash Fleckenstein u ndal edhe tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë, duke shtuar se: “Nuk e di në fakt se ne të gjithëve na kërkohet që t’i shpejtojmë përpjekjet tona për të pasur marrëdhënie të mira me fqinjët, Ky ndodhta është rasti me Shqipërinë dhe Greqinë. Ndoshta, s’ka ndodhur kjo gjë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: