KOSOVE- Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i cili së bashku me deputeten Fitore Pacolli hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës ka reaguar me anë të një statusi në Facebook.

“Është obligim i yni të përcjellim dhe të pasqyrojmë vullnetin e mbi 205.000 nënshkrimeve kundër faljes së tokës. Është obligim edhe ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Capture
Seanca e Kuvendit të Kosovës u shty për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës, por me të rinisur, u hodh sërish gaz. Në seancë pritet të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: