TIRANE- Mes dhimbjes dhe lotëve, nëna e Elena Avdillarit tregon momentin se si e mori vesh lajmin e hidhur për vdekjen e vajzës së saj në aksidentin tragjik që ndodhi gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës.

Nëna e 23-vjeçares

aksidenti-ne-durres-nena-e-elenes

Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një prononcim nga Rozafa Glloga. Kjo e fundit tha se vajza po ikte në Itali, pasi kishte shkuar për të punuar dhe herë të tjera atje ku jetonte me shoqet.

Mes të tjerash Rozafa Glloga tha se nuk ishte në dijeni të faktit se çfarë problemi ka pasur vajza që ishte kthyer nga rruga dhe nuk ishte nisur në Itali. Nëna tregoi se 23-vjeçarja ishte e martuar, pro jetonte me familjen e saj dhe se i ndihmonte financiarisht.

“Vajza ime shkonte here pas here ne Itali pasi shkonte punonte me shoqet. Kjo ishte hera e 4 qe po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di ca problemi pati qe nuk u nis ne Itali. Lajmin e vdekjes e kane mësuar shoqet e saj qe jetojne ne Itali pasi e panë ne televizor. Ne mengjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne dje na ndihmonte financjarisht pasi jemi te varfer. Une punoj ne fshese turni i 3 cdo nate. Kishte me vete 600 euro dhe garancine.”, tregoi mes dhimbjes nëna e viktimës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb