TIRANE-Ajsi Xhaxhaj, pesë vjet më parë, kallëzoi në polici Leonard Bombajn. Në atë kohë ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe ishte pjesë e “Kripëmjaltëzave”. Xhoxhaj e akuzonte regjisorin e saj, Bombaj, për përdhunim. Prokuroria nuk gjeti prova për këtë.

Sot ajo është një 20­vjeçare e pjekur para kohe. Me historinë e saj me vete, pas pesë vitesh në hije dhe larg zhurmës mediatike të krijuar për çështjen e shumëpërfolur me Leonard Bombajn, shumë menduan se Ajsi Xhaxhaj kishte hequr dorë nga ëndrra e televizionit dhe kinemasë.

Bombaj shkroi një libër pas kësaj historie, të titulluar “Në emër të Atit, të Bijës dhe Shpirtit të Zbathur”.

Pas pesë vitesh, Xhoxhaj është rritur dhe tani është prezantuese në Agon Channel.

“Doja fillimisht të qetësohesha vetë, pasi isha shumë e ngarkuar, dhe për më tepër, ashtu siç ju thatë, isha vetëm 15 vjeç,” thotë ajo për Panoramën.

E pyetur për librin e Bombajt, ajo thotë: “E kam lexuar dhe jam gajasur së qeshuri. M’u desh pak kohë për ta lexuar dhe sinqerisht që më ka bërë shumë për të qeshur. Por dua të theksoj se gjatë këtyre viteve kam lexuar shumë libra. Përmend këtu “Kur qau Niçja”, libër filozofik që më ka ndihmuar për të qartësuar shumë gjëra në mendje. Si dhe librin “Lolita”, ku kam gjetur shumë përgjigje të pyetjeve që i bëja vetes”.

Ajsi thotë se është një karrieriste e lindur. Pasi ka fituar me votat e publikut një vend pune si moderatore e “Agon Channel”, në këtë intervistë të saj të parë flet për pesë vitet e errëta që ka kaluar, ku ka qenë, ku është dhe si do të jetë. Ajsi, pas pesë vitesh në hije, të shohim në ekran si moderatore.
“Krejt papritur më lindi dëshira të bëhesha pjesë e televizionit përsëri, tashmë që jam 20 vjeç. Shtysa ishte e nënës sime, e cila më nxiti të merrja pjesë në audicionin “Free Pass” të “Agon Channel”, mes 400 konkurrentëve. Fitova një punë të mirëfilltë në televizion, si moderatore e dy formateve “Agon Land” dhe “Top Five”, ndërsa po përgatitem për të tjera. Koha ime tani ndahet mes punës në “Agon”, studimeve të larta për Administrim dhe Politikë Sociale”.

Si vendose për këtë rikthim?
Krejt papritur më lindi dëshira të bëhesha pjesë e televizionit përsëri, tashmeqë jam 20 vjeç. Shtysa ishte e nënës sime, e cila më nxiti të merrja pjesë nëaudicionin “Free Pass” të “Agon Channel”, mes 400 konkurrentëve. Fitova një punë të mirëfilltë në televizion, si moderatore e dy formateve “Agon Land” dhe
“Top Five”, ndërsa po përgatitem për të tjera. Koha ime tani ndahet mes punës në “Agon”, studimeve të larta për Administrim dhe Politikë Sociale dhe qëndrimit me familjen.
Kjo është hera e parë që flet në media, pas çështjes së shumëpërfolur me Leonard Bombajn që kur ishe imazh i “Kripëmjaltëzave”. Sa pranë artit ke qenë këto kohë?
Në fillim i dhashë kohë vetes për t’u qetësuar dhe për të dalë nga gjendja në te cilën ndodhesha. Pastaj iu përkushtova gjimnazit duke dalë me rezultate të shkëlqyera. Më pas u bëra pjesë e filmit “Rrugëtimi i qytetit pa frymë” të regjisorit Romario Xhaferraj. U dashurova shumë me teatrin, por televizioni është kënaqësi tjetër për mua, ndaj ia dedikova kohën time audicionit të “Agon Channel”. Familja ka qenë
pranë meje dhe më ka mbështetur.
Duke pasur parasysh dhe moshën e 15-vjeçares, ishte kjo periudhë vërtet e errët e jetës sate?
Jo pa qëllim për pesë vite unë qëndrova në hije. Si fillim mund të them se ishte periudhë e errët, deri në momentin që i dhashë akoma shtysë vetes për të vazhduar ëndrrën time. Doja fillimisht të qetësohesha vetë, pasi isha shumë e ngarkuar, dhe për më tepër, ashtu siç ju thatë, isha vetëm 15 vjeçe. Po
ashtu, doja të rishfaqesha me tjetër imazh, pra me imazhin e të rriturës. Deri në ato momente njihesha si Ajsi vogëlushja, që bëja videoklipe etj. Besoj se tani ia kam arritur qëllimit se ndihem më e
rritur dhe më precize në atë se çfarë kërkoj në televizion. Planet e mia janë të jem pjesë e kinematografisë shqiptare, pse jo dhe asaj të huaj, por këto i takojnë të ardhmes.
Nga përballja me realitetin tënd ke provuar se je vajzë e fortë apo e dobët e qaramane?
Jo se nuk e dija më parë, por e kam përforcuar edhe më shumë mendimin se jam shumë e fortë, pasi kam lindur e tillë. Jam përballur me shumë situata që më kanë rritur para kohe dhe kjo më ka ndihmuar edhe në pjesën e vullnetit tim për t’i bërë ëndrrat e mia realitet.
A të ka ndryshuar historia jote në qëndrimin me gjininë mashkullore, a je më e distancuar nga ata?
Jo, pasi tani kam më tepër miq meshkuj dhe vetëm një mikeshë. Miqësia me gjininë tjetër është më e sinqertë, kam kuptuar se meshkujt të mbështesin shumë, të duartrokasin atëherë kur ke sukses dhe të japin një dorë kur ke nevojë.
Po xhelozinë e femrave e ndien dhe si sillesh në raste të tilla?
Po, e ndiej dhe e kam ndier gjithmonë, edhe kur kam qenë e vogël, pasi kam qenë gjithmonë imazh. Nuk ekziston një recetë e caktuar për t’i hequr qafe xhelozi të tilla, pasi gjithmonë zilia ekziston mes nesh. Mënyra më e mirë është të ndjek rrugën time për të ecur përpara.
Gjatë këtyre viteve mendove ndonjëherë të hiqje dorë përfundimisht nga arti?
Jo, kam qenë shumë e vendosur për të vazhduar ëndrrën time.
Të ka stepur historia jote, je ende ajo koketa që kemi njohur?
Kam qenë vërtet koketë, ndërsa tani nuk jam. Por kam fituar më shumë siguri te vetja, pasi në këtë pushim kam rindërtuar veten në një mënyrë ndryshe.
Tashmë synon famën, një karrierë që do të të bëjë dhe të pasur?
Unë synoj famën, karrierën, respektin nga publiku, duke qenë se jo gjithmonë
e kam pasur. Tashmë dihet se cila është figura ime, Ajsi. Ndërsa paratë do të jenë shpërblimi i asaj që
bëjmë.
Mendon se je personi i vetëm që ke një histori të mediatizuar si vajzat e Hollivoodit? Është kjo një e keqe që ka një anë të mirë?
Unë jam personi i vetëm që kam pasur guximin të bëj histori, as më pak as më shumë.
Historia e 15-vjeçares ishte frymëzim për librin “Në emër të Atit, të Bijës dhe të Shpirtit të Zbathur” të Bombajt? A e lexove librin dhe si u ndjeve?
Po, e kam lexuar dhe jam gajasur së qeshuri. M’u desh shumë pak kohë për ta lexuar dhe sinqerisht që më ka bërë shumë për të qeshur… Por dua të theksoj se gjatë këtyre viteve kam lexuar shumë libra. Përmend këtu “Kur qau Niçja”, libër filozofik që më ka ndihmuar shumë për të qartësuar gjërat në mendjen time. Si dhe “Lolita”, ku kam gjetur shumë përgjigje të pyetjeve që i bëja vetes.
Tashmë që e ke kaluar adoleshencën, e ke një histori dashurie tek e cila gjen forcë?
Po, jam e dashuruar, dhe kjo dashuri e ka emrin karrierë (qesh). Por nuk e kam një lidhje, se, edhe po të dua, nuk kam mjaftueshëm kohë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: