TIRANE – Jeni nga ata persona që rrallëherë flini pas orës 23:00? Do jeni më të shëndetshëm dhe më në formë se të tjerët. Ja cilat janë arsyet.
Fjetja vonë të shëndosh: Shumë studime kanë treguar se personat që flenë vonë kanë tendencë të shëndoshen më shumë. Çdo orë e kaluar rrit treguesin e masës trupore (IMC) me 2,1 pikë.
Fjetja vonë ul përqendrimin: Ata që flenë pas orës 23:30 janë më pak të përqendruar ditën në vijim. Nga ana tjetër rritet edhe mundësia për të qenë të trishtuar dhe për të qarë.
Fjetja vonë shton ëndrrat e këqija: Nëse doni të mos torturoheni nëpër ëndrra duhet patjetër të ndryshoni orarin e gjumit. Vonesa shton sasinë e kortisolit, hormonit të stresit.
Fjetja vonë rrit gliceminë: Personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe që flenë vonë në darkë kanë më shumë probleme ta kontrollojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Fjetja vonë na ndikon në sjellje: Mungesa e gjumit ndikon mjaft në sjelljen e ditës në vijim. Do jemi më të irrituar, më impulsive, me nerva dhe të paduruar shkruan Shendeti.
Fjetja vonë shton ankthin: Sa më vonë të flemë, aq më shumë rritet mundësia për t’u bërë njerëz negative dhe gjithmonë në ankth. E gjithë kjo lidhet me korteksin prefrontal (zonën e trurit qe merret me përqendrimin dhe marrjen e vendimeve).
Fjetja vonë ul pjellorinë: Fjetja vonë është më e dëmshme për femrat. Ky zakon i keq mund të çrregullojë prodhimin e hormoneve nga vezoret dhe mund të shtyjë periudhën e ovulimit.
Fjetja vonë plak lëkurën: Gjatë gjumit qelizat rigjenerohen pasi janë dëmtuar nga stresi, pluhuri apo edhe ushqimet jo të mira. Nëse flisni vonë, do të bëni më pak orë gjumë dhe për pasojë mekanizëm.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: