TIRANE – Floriana Garo po shijon disa ditë pushime së bashku me partnerin e saj në Punta Cana. Bukuroshja e ekranit është në pritje të një vajze, lajm i cili u dha nga vet Floriana.

Pasi u zhvendos nga Shqipëria në Zvicër, Floriana vazhdoi edhe atje me të njëjtin intensitet punën së bashku me partnerin e saj. Por tashmë paska ardhur momenti për disa pushime për mamin e ardhshëm.

Untitled-2

Floriana ka publikuar një foto në mes të palmave, e veshur me një fustan të shkurtër që tregon se moderatorja nuk ka shtuar shumë kilogramë nga shtatzënia. Edhe pse fotoja është nga larg, dallohet paksa barku i fryrë i moderatores.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb