Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në burgun e Shën Kollit, ku një 20-vjeccar vrau veten, vjen një dëshmi. Florian Kodra nga Shkodra, i cili u vetvarur me çarçaf në dushet e burgut, vuante nga depresioni. Një dëshmitar ka shkruar për JOQ.al se të riut kush nuk i erdhi në ndihmë.

Dëshmitari, një i burgosur i këtij burgu, shkruan se 20-vjeccari kishte tentuar që të vriste veten që dje, dhe askush nuk kishte marrë asnjë masë.

“Përshëndetje JOQ! JU shkruaj për atë djalin që vdiq sot, Florianin. Ai ka tentuar që të vrasë veten që mbrëmë dhe s’kan marrë asnjë masë për të , vetëm sollën një infermiere që i mati tensionin.
T’i masësh tensionin një njeriu që është në depresion s’kisha pa ndonjëherë! Nuk e rruan njeri këtu, çdo gjë është katastrofë, s’ka mjekë, s’ka ilaçe, s’ka kushte jetese por veç mbijetese. Nga ora 4 e mëngjesit e deri në 11 paradite kanë pasur kohë boll me i ardhë në ndihmë Florianit që vari vetën, po shkurt e shqip këtu se rruna kush. Ai Ferdinand Preçi ka qenë shef policie kur u dogj një i burgosur, ndërsa sot është drejtor i sigurisë në burgje. Ky është copë-copë vetëm me korrupsion merret, pa lek vdes këtu! Kalonte sot në rrjeta me një shpërfillje totale, tek godina jonë kishte vdes një person ai nuk begenisi sa për njerzillëk me na pyt se çfarë kemi që nuk pranuam me hy nga ajrimi nëpër dhoma. Erdhën mediat sot pas derës së burgut dhe nuk i kan lënë me hyr fare dhe vetëm i kanë dezinformu.”, shkruan dëshmitari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb