DURRES – Pushimet e verës kanë shtuar fluksin e udhëtarëve në pikat kufitare. Numri i pasagjerëve në portin e Durrësit ka shënuar rritje kryesisht gjatë fundjavës, por fluksi ka vijuar edhe në ditët e para të gushtit.
Gjatë ditës së sotme në portin e Durrësit kanë mbërritur 4 tragete me 4200 pasagjerë dhe 1100 automjete, ndërkohë që gjatë pasdites pritet të largohen rreth 1 mijë persona.
Autoritetet në portin e Durrësit kanë vendosur në dispozicion 30 sportele për shërbimet, për të lehtësuar procedurat dhe për të shmangur radhët e gjata.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb