BERLIN- Ministri Xhafaj dhe Drejtori Veliu kanë zhvilluar një takim zyrtar me Drejtuesit kryesore të Policisë Federale gjermane, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi mes dy strukturave.

Gjatë fjalës së tij Xhafaj theksoi se qëllimi i vizitës është konsolidimi më tej i marrëdhënieve të deritanishme, për t’i bërë model në rajon.

Mes të tjerash ai u shpreh se asistenca dhe përvoja e Gjermanisë është shumë e rëndësishme, veçanërisht nga këndvështrimi strategjik, në kushtet e procesit të reforminit të Policisë. Në vijim, ata u ndalën tek situata aktuale lidhur me migracionin e paligjshëm dhe problemet me të cilat po përballet Policia e Shtetit në menaxhimin e kësaj situate.
35925583_2188946448058381_5358965303789223936_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb