Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FNSH aksion blic në 6 qytete, ja kush janë të “rrezikshmit” e arrestuar sot (Emrat)

drejtori

TIRANE- Drejtori i Policisë së Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishi me anë të një konference për shtyp ka bërë të detajet e aksionit blic të nisur nga policia e FNSH në 6 qytete të vendit për goditur grupet me aktivitet kriminal.

“10 grupe të FNSH janë duke operuar në territoret e Vlorës, Durrësit, Dibrës, Lezhës, Fierit dhe Elbasanit. Po zhvillojnë kontrolle në akse rrugore, lokale dhe amiente të ndryshme ku mund të zhvillohet aktivitet kriminal”,- tha ai.

E në bazë të këtij aksioni janë arrestuar disa persona. Kështu në Dibër është arrestuar në flagrancë Eduard Havalja të cilit iu sekuestruan armë e një arsenal fishekësh në banesë.

Në Lezhë u arrestua në flagrancë Emiljano Arapi që u kap me 4 kg narkotike kanabis dhe Rafal Lazri që mbante me vete armë gjatë kontrollit që iu bë në një lokal.

Një tjetër i arrestuar ishte Selman Krasniqi, i forti nga Shijaku për të cilin raportuam edhe më herët, Ky person mbante drogë dhe armë në ambientet e lokalit

Ndërsa në Muriqan është arrestuar Arben Elezaj i cili do të ekstradohet në Itali atje ku kërkohet për një sërë veprash penale që nga “shfrytëzimi i prostitucionit”, deri tek “pjesëmarrja në organizata kriminale”.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.