TIRANE– Pasi folën për disa minuta më radhë në foltoren e Kuvendit, ku maxhoranca nuk ishte prezente, pasi seanca u deklarua zyrtarisht e mbyllur, deputetët e opozitës janë larguar nga salla, duke mbyllur për sot punimet.

Siç raporton gazetarja Elda Menga për ‘BalkanWeb’ deputetët e PD dhe LSI kanë dalë nga salla e Kuvendit. Kujtojmë se ditën e sotme deputetët e opozitës për disa orë bllokuan seancën, e cila u ndërpre 3 herë, pasi ata bllokonin foltoren.

Pasi Gramoz Ruçi ndërpriste seancën, deputetët e opozitës vijonin të flisnin live, përmes lidhjes në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: